Vaj i lehtë dhe ushqyes për flokë kaçurrela, i krijuar për të dhënë shkëlqim, butësi dhe definim natyral pa e rënduar flokun. Formula me vaj jojoba, argani, avokado dhe baobab ndihmon në hidratimin e thellë të fijeve, redukton elektrizimin dhe mbron flokun nga tharja dhe faktorët e jashtëm.
I pasuruar me keratinë të hidrolizuar dhe aminoacide mëndafshi, ky vaj ndihmon në forcimin e flokëve të brishtë, përmirëson elasticitetin dhe ruan formën natyrale të kaçurrelave. Përthithet lehtë, nuk lë yndyrë dhe është ideal për përdorim të përditshëm ose si finishing touch pas stilimit.
Perfekt për flokë kaçurrela që kërkojnë hidratim, shkëlqim dhe kontroll më të mirë të frizz-it.