ART, PASION DHE
SHKENCË PËR FLOKun
Me këtë bindje ndërtova Sallon Vasilika. E konceptuar si një “tempull” ku arti takon shkencën, unë dhe skuadra ime jemi dedikuar totalisht shëndetit të flokut. Në një botë ku tendencat ndryshojnë çdo ditë, ne kemi zgjedhur të investojmë te teknikat më inovative, ngjyrat e guximshme dhe transformimet e sofistikuara artistike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe strukturën e flokut tuaj.
Çdo shërbim ngjyre apo trajtim specifik është i formësuar nga vite ekspertize, edukimi të vazhdueshëm dhe preciziteti absolut.
Eksperienca e Plotë e Bukurisë
Përtej flokut, ky tempull është projektuar për një klientelë që kërkon ekskluzivitet në çdo detaj. Kujdesi për veten këtu trajtohet si një proces i plotë holistik, përmes një menuje shërbimesh premium të realizuara nën standardet më të larta të higjienës:
Estetika e Avancuar e Thonjve: Nga teknikat e rrepta të Manikyrit Xhel Rus dhe rindërtimit me fibër, e deri te risia e Breathable Nails dhe pedikyrit të plotë kurativ.
Arti i Make-Up: Shërbime profesionale Make-up Glam dhe aplikim qerpikësh të përshtatshme për çdo event, të plotësuara me lyerje profesionale të dekoltesë dhe trupit.
Kujdesi për Vetullat & Qerpikët: Formësim profesional, lyerje, trajtime Botox dhe teknikën LVL për lakimin e qerpikëve natyralë.
Depilimi Profesional: Shërbime të sakta dhe delikate të depilimit të fytyrës dhe trupit.








Mirëseerdhët në DRRIT’ë — Nga Salloni në Shtëpi
Ky brand nuk lindi rastësisht. Ai është fryt i një rrugëtimi të gjatë mijëra transformime, balayage, trajtime kreative dhe biseda mbi flokun në karrigen e sallonit tonë
Pasi pamë se si kujdesi i duhur mund të ndryshojë jo vetëm pamjen, por edhe vetëbesimen e një gruaje, vendosëm që sekretet tona profesionale t’i kthejmë në një ritual që mund ta merrni me vete në shtëpi.
Kështu lindi DRRIT’ë – linja ime premium e kujdesit organik për flokët.
Ne nuk besojmë te premtimet e shpejta, porte rezultatet që shihen, preken dhe zgjasin. Nga përzgjedhja e përbërësve më cilësorë e deri te dizajni i kuruar, synimi ynë është i thjeshtë: t’i kthejmë çdo fije floku shëndetin, forcën dhe shkëlqimin e saj natyral.
Sepse flokët e shëndetshëm nuk janë çështje fati. Janë zgjedhje.
Pse DRRIT’ë?
Formulim dhe Dizajn Autentik: Produktet janë të dizenjuara dhe të formuluara plotësisht nga unë, si rezultat i ekspertizës sime direkte në sallon, duke sjellë efikasitetin e trajtimeve profesionale direkt në rutinën tuaj të përditshme.
Kujdes pa Kompromise: Ne fokusohemi te shëndeti afatgjatë i flokut, duke ushqyer strukturën nga rrënja deri te majat.
Ritual Ekskluziviteti: Çdo detaj, që nga tekstura e pasur e deri te paketimi, është krijuar për t’ju ofruar një dedikim të plotë ndaj vetes.













